Social Icons

Xhensila dhe Fatjoni kërkojnë vëmendje, bashkë apo të ndarë?!

Xhensila dhe FatjoniPasi ka përfunduar me sukses organizimin e “Miss Universe Albania”, që u mbajt në Tiranë rreth dy javë më parë, ish-banorja e BBA8, Xhensila Pere, tashmë i ka kthyer sytë nga Italia, vendi i alta­modës së vërtetë.
26-­vjeçarja ka rrwfyer se është duke lidhur një kontratë shumë fitimprurëse me shtëpinë e modës në Romë, “For Wedding”, pasi do të jetë një nga
modelet e sfilatës më të madhe, që organizohet në Itali këtë vjeshtë për prezantimin e fustaneve të nusërisë tendencë të vitit.
“Në këtë sfilatë marrin pjesë gati njëzet atelie dhe shtëpi mode të famshme në Itali, dhe unë ndihem vërtet shumë me fat dhe e vlerësuar, që do mund të sfiloj si modele në këtë event, i cili merr vëmendje të madhe mediatike çdo vit”, tregoi Xhensila për gazetën “Panorama”.
“Aktualisht po ushtrohem në mënyrë intensive në palestër çdo ditë, për të arritur formën time perfekte për datën 19 nëntor, dita kur unë  do të sfiloj në pasarelë me fustane nusërie të ‘For Wedding’ në Romë”, tha Pere, e cila muajin e kaluar përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Exclusive of the World”, në Turqi.
Xhensila e konsideron këtë moment të jetës së saj si shumë të bukur, dhe ndihet me fat që po arrin të prekë pasarelën e ëndrrave për çdo vajzë. Për historinë me Fatjon Hysenbelliun, djalin që e njohu në shtëpinë e “Big Brother”, Xhensila lë të kuptohet se ende nuk e ka hedhur pas krahëve si histori.
Pyetjes nëse po ia ndien mungesën tani që janë ndarë, ajo i përgjigjet: “E kush tha që jemi ndarë përfundimisht?!”.