Social Icons

Tea reagon për ndarjen nga Veseli: Jo për tradhti


Tea reagon

Vajzës nga Korça siç duket i ka ardhur në majë të hundës nga fjalët që ka dëgjuar lart e poshtë për arsyet e ndarjes me Veselin dhe vendosi të thyejë heshtjen duke thënë versionin e saj të historisë.
Tea Zhuli, ish-konkurente e Big Brother Albania 8, e njohur dhe pëlqyer
kryesisht për romancën e krijuar brenda dhe jashtë shtëpisë me Veselin, ka folur për herë të parë publikisht që pas ndarjes së çiftit. Tea ka konfirmuar fjalët e Veselit, pra që nuk bëhet fjalë për tradhti dhe ka kërkuar mirëkuptimin e ndjekësve të saj që të mos komentojnë më rreth kësaj situate.
Ja postimi i plotë i Teas:
Përshëndetje nga Tea! Tea që hesht, hesht, hesht… Ata që më njohin mirë në fakt…e dinë se kështu funksionoj unë…Është mënyra ime se si përjetoj situata a momente të caktuara në jetë. Ndaj dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam preferuar të mos bëj asnjë sqarim në lidhje me fundin e marrëdhënies time me Veselin. Por, në një kohë ku të gjithë pretendojnë se dinë arsyet e kësaj ndarje, se kanë në dorë të vërtetat e mëdha, dhe mundohen ti japin raportit tonë ngjyrime sipas interesit, mua më duhet të flas.
Jo, nuk ka patur tradhti në marrëdhënien tonë dhe po ashtu nuk është kjo arsyeja e ndarjes. Madje, për t’i shuar çdo dyshim mbrojtësve të flaktë të kësaj teze, iu bëj me dije se fotot e Veselit që po qarkullojnë këto kohë, janë foto të bëra shumë kohë më parë, kur ne ishim akoma bashkë. Kam qenë në dijeni të plotë për vendndodhjen dhe për personat me të cilët ai ka qenë i rrethuar atë mbrëmje. Ndaj është absurde përpjekja e kujtdo për të vërtetuar gjoja me fakte, diçka që nuk ekziston.
Se dyti, ndihem pafundësisht e prekur dhe e fyer nga guximi i disa personave për të folur në emrin tim e për të komentuar me detaje raportin tim me Veselin, a thua se kanë jetuar në një çati me ne. Ndaj, kërkoj me mirësjellje t’i jepni fund kësaj loje “telefoni prishur”. Mjaft me fjalë të kapura aty- këtu, mjaft me maninë për të zmadhuar situata, e mbi të gjitha mjaft me sharje e ofendime të pakuptimta. E di që mund t’u dukem pak e vrazhdë në fjalë, por ju lutem më kuptoni.
E gjithë kjo zhurmë e rrëmujë mediatike është e tepërt për mua… Shpresoj që të mos diskutohet e debatohet më për këtë temë, duhet të kuptoni që na vini në pozitë aspak të mirë, uroj dhe shpresoj shumë në mirëkuptimin tuaj, ju faleminderit!