Social Icons

Arbana rrëfehet te Ermali, të vërtetat që nuk i keni ditur (Video)



Arbana Osmani ishte e ftuara e radhës e aktorit Ermal Mamaqi në emisionin “6 ditë pa Ermalin”.
Prezantuesja e njohur, e cila i ka munguar ekranit për një kohë pasi është bërë nënë, ka folur për rikthimin e saj, transmeton Telegrafi.
Mes tjerash ajo ka sqaruar edhe raportin e diskutuar mes saj dhe Ledionit, ndërsa zbuloi se ajo nuk ka asnjë profil në “Facebook”.

1. Në muajt e parë të lindjes ajo u kujdes vetë për djalin e saj Jonin, pa marrë asnjë ndihmë.
2. Ajo momentalisht vazhdon ta ushqejë fëmijën e saj vetëm me gji
3. Arbana tregon se nuk ka patur kurrë debate midis saj dhe Ledionit, madje e ka vlerësuar prezantimin e tij në ‘Big Brother’. ‘Unë dhe Ledioni jemi miq shumë të mirë dhe s’kemi pasur kurrë asnjë konflikt’, sqaroi Albana.
4. Gjithashtu ajo ka rrëfyer për formatin e ri që do të prezantojë në Top Channel. ‘Do të jetë një format ku njerëz të njohur javë pas jave do të realizojnë performanca të ndryshme nga njëra-tjetra, por nuk do të jetë me kërcim’, ka thënë Arbana.
4. ‘Unë nuk jam në Facebook’, ka sqaruar Arbana ‘Por ka njerëz që hiqen si unë aty.’ Ajo sqaron se ka vetëm një profil në Instagram.