Social Icons

Pse u prishën Arbana dhe Lori?!



Festa e 22-vjetorit të Lorit, me të drejtë mori vëmendje në mediat rozë ku veç “kopshtit me lule”, këngëtarit Gena që këndoi live atë mbrëmje dhe ribashkimit të Sarës me Ledionin, u komentua gjithashtu mungesa e Arbana Osmanit.
Dikur shoqe e bashkëpunëtore të ngushta, trashëgimtarja e TCH dhe ikona e këtij ekrani, prej kohësh nuk po shoqërohen më.

Sipas raportimeve në media, Lori është hatërmbetur me Arbanën. Por, mosmarrëveshjet me sa duket nuk janë zgjidhur ende dhe ujërat vazhdojnë mos jenë të qeta.
Dikur, vajza e madhe e krijuesit të Top Medias dhe prezantuesja kryesore e këtij ekrani, veç nismave të bamirësisë me shitjen e fustaneve që Lori blinte dhe Arbana vishte në Big Brother, edhe pamjen e kishin të njëjtë. Ndërsa sot, Lori duket shumë larg asaj të dikurshmes, me shoqërinë e familjen në ditëlindje, por pa Arbanën në krah.