Social Icons

Vesel Kurtishaj: Ju rrëfej pse u ndava nga Tea


Vesel Kurtishaj: Ju rrëfej pse u ndava nga Tea

Pas ndarjes nga Tea dhe festës me miqtë për 24-vjetorin, Vesel Kurtishaj ka gjetur kohën për të reflektuar, duke na rrëfyer gjendjen shpirtërore tani që është “single”. I komentuar në rrjetet sociale si “djalë i pashpirt”, të cilit i mjafton vetëm një natë për të harruar të dashurën, ai dëshiron të provojë të kundërtën. Nisur nga rrëfimi i tij gjatë spektaklit
“Dance with me” se Tea tani i takon së shkuarës, Veseli tregon gjithçka ndodhi mes tyre, në këtë intervistë për “Panoramën”…
E ke marrë shumë seriozisht kërcimin në “DWM”. Sa pranë fitores e ndien veten?
Po, e kam marrë seriozisht këtë garë dhe po punoj fort që të jap maksimumin në skenë. Veten e ndiej afër fitores, po aq saç e ndien çdonjëri prej nesh në atë garë. Gjatë spektaklit deklarove ndarjen duke pohuar se je tipi që nuk vuan për të shkuarën dhe se tani të intereson e ardhmja.
Mjaftuan vetëm pak ditë për të harruar këtë histori?
Unë nuk bëra deklaratë, por thjesht iu përgjigja një pyetjeje që m’u bë në lidhje me këtë temë. Dua ta sqaroj pak më gjerë këtë pjesë, pasi kam parë që njerëzit janë keqkuptuar. Prezantuesja më pyeti se pse më shkëlqenin sytë, dhe unë me përgjigjen time lashë të kuptohej se jam duke parë nga e ardhmja, pa e kthyer kokën nga e kaluara. Pra nuk kam dashur të them që e harrova për një javë historinë time me Tean, sepse nuk është aq e kaluar. Thjesht kam dashur të them që po përpiqem të harroj të kaluarën duke parë nga e ardhmja, por kjo nuk do të thotë që e kam harruar aktualisht. Mendoj se askush nuk do të ishte në gjendje të harronte kaq shpejt, brenda një jave, një histori dashurie, vetëm nëse do të ishim prej guri e jo prej gjaku.
Për ta harruar jo, po të ndahesh e ke të thjeshtë?
Jo, aspak. Kjo është një nga arsyet përse unë nuk kam pasur shumë lidhje stabël në jetën time, sepse kur përfshihem emocionalisht me dikë, e kam edhe më të vështirë ndarjen. Në statusin që shkrove në Facebook kishe përmendur si arsye të ndarjes ndërhyrjen e personave në lidhjen tuaj. Ç’mund të thuash më shumë? Nuk dua të zgjatem më shumë me këtë pjesë. Po e lë me aq sa kam thënë në atë status, ku sigurisht asgjë nuk është thënë kot, pa arsye.
Në ç’aspekt Tea nuk përshtatej me ty, duke iu referuar sqarimit tënd për ndarjen?
Edhe kjo është një temë, të cilën në respekt të saj dhe të lidhjes sonë, unë dua ta mbaj po ashtu për vete. Dua vetëm të shtoj këtu, se fakti që u ndamë nuk më bën mua të humb respektin ndaj Teas, dhe të mos vazhdoj të njoh vlerat që ajo ka si vajzë e si njeri. Ajo mbart të gjitha vlerat që unë gjithmonë kam nënvizuar në çdo intervistë që kam dhënë në lidhje me të. Mospërputhja mes nesh është diçka tjetër, nuk ka lidhje fare me personin pozitiv që ajo është.
Vendimin e morët me qetësi apo në konflikt e sipër? Ka mbetur një përshëndetje mes jush?
Kjo pjesë besoj se i takon privatësisë sonë, pa qenë nevoja ta ndajmë me të tjerët. Mund të them një gjë, që nuk besoj se jemi armiq pas gjithë kësaj, mesa e njoh edhe Tean. Duke ia njohur pozitivitetin që e karakterizon, jam i bindur që dhe ajo ndihet po njësoj. Një përshëndetje nëse shihemi në rrugë, pse jo!
Shkurt, si do e përkufizoje tani lidhjen me Tean?
Një lidhje e bukur, që nuk do të harrohet lehtë.
Gjithsesi, duket sikur s’po e vuan dhe aq, nisur nga festimet për 24-vjetor, apo kur je parë me një nga balerinat e shout duke u argëtuar…
Eh, dukja ndonjëherë të gënjen. Se sa e vuaj ose jo, kjo është pjesë e brendshme e imja, që unë në përgjithësi e mbaj për vete dhe nuk e shfaq me të tjerët. Jam natyrë e mbyllur në këtë aspekt, dhe mund të jenë shumë të paktë njerëzit, për të mos thënë një ose dy gjithsej që mund të kuptojnë vërtet këtë pjesë timen.
Gjithashtu na dëshmove se nuk je thjesht Veseli i sjellshëm me femrat, pasi me to je i vështirë. Si ta kuptojmë?
Jam shumë detajist dhe nuk besoj lehtë. Mund të mjaftojë diçka që për dikë mund të duket shumë e vogël, që mua të më humbë besimi.
Pas ndarjes ke marrë propozime nga vajza për lidhje?
Të them të drejtën nuk jam përqendruar fare te kjo pjesë, kështu që nuk e kam vënë re.
Ke dashuruar ndonjëherë në jetë dhe çfarë kërkon nga partnerja e së ardhmes?
Po kam dashuruar. Nuk është se kam ndonjë preferencë të veçantë për partneren. Unë mendoj që këto punë kanë më shumë lidhje me ndjenjën sesa me planet që mund të kesh në kokë. Por, gjithsesi, do më tërhiqte sinqeriteti, zgjuarsia, zotësia për të ditur të zgjidhë me mençuri situata të ndryshme. Komunikimi dhe ruajtja e privatësisë sonë në çift, mendoj që janë cilësitë që të paktën do të dëshiroja t’i kishte.
Në një intervistë të fundit ke deklaruar se pas spektaklit do të dalësh me një projekt tëndin televiziv. Për çfarë bëhet fjalë?
Do të vazhdoj ta mbaj surprizë, për ta zbuluar kur të vijë momenti.