Social Icons

Alba e Big Brother Feston 25 vjetorin


Alba Big brother

Finalistja e Big Brother Albania 8, Alba feston 25 vjetorin e lindjes dhe surprizat për të kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme.
Një limuzinë e priste Albën jashtë shtëpisë së saj, ndërsa brenda mjetit ndodheshin mikeshat me shampanjë gati për ta uruar në këtë ditë të veçantë.

Surprizat kanë vazhduar më tej në një ambient tjetër, ku nuk mungonte torta dhe fishekzjarret.
Alba nuk ka publikuar ende në rrjetet sociale nëse ka marrë ndonjë dhuratë nga Diedoni, ish-i dashuri i saj brenda shtëpisë së BB, ku së bashku tërhoqën vëmendjen e publikut.