Social Icons

Veseli i Big Brother: Kika dhe Kristi?


Veseli i Big Brother

Veseli, djali nga Prizreni i cili u bë i famshëm dhe mjaft i preferuar për publikun, në spektaklin e Big Brother, ku doli si fitues i çmimit të madh, këtë fundjavë ka vendosur që të rrëfehet për lexuesit e Info Media Albania. I pyetur nga ana e fansave nëpërmjet portalit tonë, për mardhëniet meTean,
ai ka refuzuar ti përgjigjet pasi siç ju kemi informuar ata sapo janë ndarë. Si po shkon eksperienca si balerin në Dance With Me? Po planet e Veselit për të ardhmen? Këtë zbulojeni më poshtë!
1.Vesel, traditë e jona në intervistat me konkurrentët e Big Brother është që ti pyesim për eksperiencën e tyre ne ketë reality-show. Por kësaj rradhe po e “thyejmë pak akullin”, fraktura në krahun tuaj është bërë tashmë një histori misteri, ku “konspiracionet” e para i hodhi Olti Curri, dhe më pas fansat tuaj u hutuan komplet nga kjo gjë, një sqarim për të gjithë lexuesit të cilet ishin paksa skeptik me këtë dëmtim, pasi u dyshua se ju ishit thjesht një aktor i një reklame për një spital privat? 
Nuk e di se kush mund të bëj role e shakara të tilla ku luhet me një gjë shumë të rëndësishme, siç është shëndeti, por unë nuk do t’a bëja kurrë, nëse nuk do ishte e reale. Unë u rrëzova nga skena përgjatë praktikimit të levizjeve, gjatq provave dhe gjithë pesha trupore ra mbi krahun e majte. Sic u pa edhe ne klip, perveç, ambulancës dhe një stafi të tërë te një spitali privat në Tiranë, te cilet dua t’i falenderoj për përkujdesjen, u shfaq edhe grafia, e cila nuk besoj se genjen. Aludimet e shpifjet janë bërë të zakonshme në shoëbizin shqiptar, kështuqë, na duhet t’i marim me sportivitet.
2. Jeni një ndër të vetmit fitues të BB që nuk do harrohen lehtë, kjo për faktin se ju u bëtë menjëherë pjesë e një spektakli mjaft të njohur siç është “Dance With Me”, si po ju duket kjo eksperiencë?
Është një eksperiencë, sa impenjative, po aq zbavitëse dhe shumë e veçantë, e cila do mbahet mend gjatë në kujtesën time.
3. Mardhëniet me Albërien si partnere kërcimi në këtë talent show?
Me Alberijen kemi një marredhenie shumë të mire, mes miqsh, eshte një person te cilin e respektoj dhe e vleresoj shumë dhe nga eksperienca skenike e së cilës, po ashtu jam duke mësuar shume.
4. Po me konkurentët e tjerë?
Mund të duket e pabesueshme, por sinqerisht ne të gjithë jemi miq shumë te mire, kemi një marredhenie fantastike mes nesh, perpiqemi që, përveç përkushtimit në prova, çdo moment që kalojmë bashkë të zbavitemi sa më shumë.
5. Me fillimin e DWM, jeta juaj është fokusuar kryesisht në Tiranë, a keni plane për tu zhvendosur në kryeqyti Shqiptar?
Gjithçka do varet nga ofertat dhe puna që do kem në vazhdimësi, kështuqe, në varësi të saj, mund të ndodhë edhe shpërngulja, pse jo, por që çdo gje ia lëmë kohës, nuk eshte se kam nje plan konkret, mund të shpërngulem ne Tiraneë por nëse më ofrohet diçka me e mire ne Kosovë, mund te kthehem edhe atje.
6. Dance With Me e sheh si një eksperiencë, apo sfidë për t’u fituar?
Të dyja, edhe si një eksperiencë të bukur, por edhe si sfidë për të fituar, pse jo.
7. Ju deri në fundin e spektaklit të Vëllait të Madh, keni patur mjaft kontradita me Kristin, duke kujtuar këtu edhe videon e disa muajve më parë ku së bashku më Kiken ofendonin ju dhe Albën. A keni patur me kontakte me ta dhe si e pritet reagimin e tyre?
Jo, kontakte me ta nuk kam patur dhe nuk besoj se do kem. Si e prita reagimin e tyre?! Nuk është se u surprizova, besoj se edhe publiku qe na ka ndjekur e ka pare dhe e ka kuptuar qe jane njërëz që edhe brenda e kane treguar se mund të bëjnë çdoo gje për pak vemendje, kështuqë nuk është se më bëri shumë përshtypje.
8. Ka pasur nje moment brenda shtepise se BB , qe do dëshiroje shumë mos të ndodheshin telekamerat për të shprehur diçka që nuk mundeshe? 
Besoj se nuk jam i vetmi qe po them se po, ka patur plot momente ku do kisha dashur te mos ishin telekamerat, besoj te gjithe ata që futen aty, kanë plot momente, ku do deshironin te mos i kishin telekamerat. Nuk mund te përcaktoj një moment të vetëm, por mendoj se herë pas j ere, ne momente të caktuara,aty brënda e ndjen këtë nevojë
9. Për këtë pyetje jemi kuriozë të gjithë, pas marrjes së çmimit, si po i shpenzon lekët Veseli?
Veseli, nuk po shpenzon leket çmimit, sepse nuk i ka marrë akoma, besoj se shpejti do mund t’i marr dhe pastaj te shikoj se si do t’i shpenzoj.
10. Kosovaret apo Shqiptaret, femrat më të zjarrta në shtrat?
Nuk besoj se ka ndonje dallim, shqiptare janë femrat e Kosoves, shqiptare, jane edhe femrat e Shqiperisë, edhe pse të them te drejten, nuk më pëlqen shume te flas për tema te tilla, se me duket sikur po i trajtojme femrat si objekte kenaqësie, nderkohë qe ato janë shumë e më shumë se kaq.
11. Veseli përball kuzhinës, i aftë në gatim?
Jo, nuk jam i afte per gatim, ndoshta sepse deri tani, kam patur dike qe me ka gatuar gjithmone. Po ku i dihet, ndoshta nje dite do me duhet edhe mua te gatuaj dhe pse jo, do t’a merja si cdo sfide tjeter deri tani.
12. Synimi dhe plani juaj pas mbarimit të angazhimit me Dance With Me?
Synimi im, është po televizioni, kam një projekt te cilin jam duke e shqyrtuar, por që për momentin nuk dua të jap detaje, dua të mbetet surprize për ata që më ndjekin dhe me gjerë.
13. Në mbyllje, publiku iu njeh vetëm me suksese, mund t’ia tregoni atyre “formulën tënde sekrete” për ta arritur atë?
Vullnet, përkushtim, vendoshmërri per t’ju shkuar gjërave deri në fund, maturi, te qënurit me këmbë në tokë, vetëpërmbajtje, durim, class dhe te gjitha keto, permblidhen me ate shprehjen qe une e përdor shpesh dhe qe te gjithe e dine tashmë, Vesel jam vete!